Vrasjet në vend, ish-zyrtarë të policisë: Duhen masa për t’u përballur me krimin
A mund të evitohen vrasjet mes bandave në Shqipëri? Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, thekson nevojën e trajnimeve dhe pajisjeve teknike pasi grupet kriminale përsosin nga dita në ditë teknikat që përdorin, ecuri kjo që nuk përkon me përgatitjen e policëve.
“Është e nevojshme trajnimi, shkollimi por dhe përgatitja teknike e vazhduar e cila bën të mundur përballjen me elementë të krimit të organizuar por dhe me çdo strukturë tjetër kriminale që ngre dorë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit”, shprehet Çako për ”Euronews Albania”.
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj thekson se gjatë luftës kundër kanabisit, punonjësit e policisë merren dhe me asgjësimin fizik të kanabist.
Brezat kalojnë dhe njohuritë duhet të përshtaten me metodat e reja që përdorin grupet e krimit të organizuar për të goditur radhët e policisë. Efektivët nisin operacione pa pasur në dorë informacionin e plotë e të nevojshëm mbi personat që po ndjekin apo ndalojnë.
Kjo mungesë informacioni i ka vënë ata përballë kontigjentit kriminal të pambrojtur e ndonjëherë edhe të paorganizuar. Operacionet antikanabis, por edhe më gjerë sipas ekspertëve, duhet të shoqërohen me një plan të detajuar masash.