Vrau 14-vjeçarin pranë shkollës “Fan Noli”, autori i dyshuar transferohet në burgun e të miturve

Transferohet në burgun e të miturve autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Autori M.P., gjithashtu 14 vjeç ndodhej në një spital privat prej ditës së ngjarjes, teksa sot u transferua në burgun e të miturve.

Vendimi erdhi pasi zyrtarët e burgjeve njoftuar policinë lidhur me faktin që mjeku në spitalin privat ku 14-vjeçari ishte shtruar, nuk plotësonte kartelën e të miturit.

14-vjeçari Mario L., qëndronte prej datës 13 Nëntor (dita kur ndodhi krimi) në spitalin privat pasi mbeti i plagosur me thikë në dorë gjatë sherrit me viktimën dhe shokun e këtij të fundit, Luis M., i cili ndodhet tek Trauma në intubim, me 4 plagë thike në trup.

Të miturit iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” në kushte spitali, ndërsa është i vetmi autor i dyshuar i krimit.

SHKARKO APP