Vrau 17-vjeçaren në Laprakë, burgim të përjetshëm për të riun

Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe dënon me burg përjetë Robert Përpepajn. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e prokurorisë e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg përjetë të riun.

Robert Përpepajn, akuzohet për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e dënon atë me 23 vite burg.

Ndaj Përpepajt prokuroria ngriti akuzën e Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018.

SHKARKO APP