Vrau 19-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, Axel Hoxhaj vetëdorëzohet në polici
Është dorëzuar në polici Axel Hoxhaj, 18-vjeçari që është autori i vrasjes së 19-vjeçarit Stiven Toshkësi. Ngjarja ndodhi afër gjimnazit Partizani në Tiranë. Shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 19-vjeçarit.
I arrestuari i parë, 18-vjeçari Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.
Në pyetje është marrë edhe vajza për të cilën degradoi debati deri në vrasje, e cila sipas burimeve ka qenë e tronditur dhe nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit. Goditja për 19-vjeçarin rezultoi fatale, ndërsa i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda të marra. Ai sapo kishte lënë punën e turnit të dytë dhe po kthehej në shtëpi kur ngjarja ndodhi.
KOHA JONË SONDAZH

