Vrau 31-vjeçarin turk, arrestohet shqiptari pas dy javësh në Gjermani
Arrestohet 23-vjeçari shqiptar Fisnik Hoxha i cili qëlloi për vdekje shtetasin turk Mustafa A, 31-vjeç. Kujtojmë se ngjarja ndodhu në lagjen Gaarden të Kiel, Gjermani.
Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari humbi jetën në spital. I riu shqiptar është arrestuar pas thuajse dy javësh.
Sipas policisë së Kielit dhe prokurorisë, shqiptari u arrestua nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme. 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa pritet që të dërgohet para gjykatës.
KOHA JONË SONDAZH

