Vrau 32-vjeçarin në Maqellarë, arrestohet autori

Pas disa orësh në kërkim arrestohet autori i vrasjes së 32-vjecarit në Maqellarë të Dibrës. Behët fjalë për shtetasin me inicialet M.G.

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi :

Swiss Digital Desktop Reklama

M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.

Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?