Vrau 57-vjeçarin/ Autori shkoi në banesë, u ndërrua dhe u nis për rrugë: Më preku nderin
Pa kaluar 24 orë, është kapur autori i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi. Në pranga ka rënë Mihal Thimjo nga Derviçari, i cili është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën nacionale me automjetin e tij.
Thimjo thotë se viktima e prekur në nder. ”Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s’kishte rrugë tjetër”.
Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat, tha se në terren për kapjen e tij u organizuan 50 forca policore. ”Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë”.