Vrau avokatin grek, kamerat zbulojnë grabitësin shqiptar

Shqiptari 32-vjeçar, Eno Mata, i kërkuar nga policia për vrasjen e avokatit Mihalis Zafiropulos është një nga autorët e vjedhjes së kryer në Ambelokipi, Athinë, të enjten herët në mëngjes.

Eno Mata dhe një person i paidentifikuar akoma, kanë vjedhur dyqanin me bizhuteri rreth orës 06.00, pasi kanë qëlluar lehtë vajzën e pronarit.

Në kamerën e sigurisë duket qartë shqiptari pa maskë dhe një person tjetër i maskuar. Pas vrasjes së Mihalis Zafiropulos, që Eno Mata kreu bashkë me Ibrahim Brahimaj (vrasësin e Arbër Bako në burgun e Koridhalosë), 32-vjeçari shqiptar ka kryer 3 vjedhje, 2 në dyqane me bizhuteri në Athinë dhe një bankë në Mesini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qershor të vitit 2018, Mata la një letër për policinë me pseudonimin “Maradona Fluturues” ku shfajësohej për çështjen Zafiropulos, duke thënë se janë viktima konspiracioni dhe se është hajdut, jo vrasës.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?