Vrau babain me sëpatë, Shahaj para gjykatësve: Nuk jam penduar, e meritoi

Arjan Shahaj, i cili 3 ditë më parë vrau babain e tij me sëpatë, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit.

Shahaj doli sot (5 shtator) para gjykatësve dhe u shpreh se nuk është penduar për vrasjen pasi babai i tij, Iljaz Shahaj e ka ngacmuar seksualisht që kur ishte i vogël.

Ndërsa rrëfeu se goditi babain me bishtin e sëpatës pasi ai e qëlloi me pëllëmbë, duke deklaruar se e mori vesh që kishte vdekur në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arjan Shahaj: “Nuk jam penduar sepse e ka merituar. Më ka dhunuar seksualisht që kur isha i vogël. Ditën e ngjarjes më detyroi të hipi në një lis që ishte me grerëza. Nuk pranova, ai me qëlloi me pëllëmbe dhe unë e qëllova me bishtin e sëpatës. Ika me vrap se kisha frike se mos ngrihej dhe me qëllonte. E mora vesh që kishte vdekur në komisariat.”

Swiss Digital Mobile Reklama

35-vjeçari raportohet se vuan nga probleme mendore. Ai ka tentuar të vrasë edhe nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri para disa muajsh.

Vrasja pas sherrit – Krimi i rëndë në familje ndodhi rreth orës 11:00 të 2 shtatorit pas një sherri verbal mes 35-vjeçarit dhe babait të tij, Iljaz Shahaj brenda banesës.

Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

“Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen,”-raportoi policia.

Gazetarja e RTV Ora, Entiola Bundo raporton se në momentin e sherrit ata ishin vetëm në banesë.

Pas dëgjimit të konfliktit, kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë, por pa arritur të parandalojnë krimin.

Pas vrasjes së të atit, Arjani Shahaj u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua rreth orës 13:30.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes tyre.

Vrasësi me probleme mendore – Raportohet se 35-vjeçari është me probleme mendore.

Ai ka tentuar të vrasë nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri disa muaj më parë.

Por ngjarjet janë mbajtur të fshehura nga familja.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?