Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, dënohet me burg përjetë Besnik Pjetri

Gjykata e Lezhës dënoi me burg përpjetë Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe vëllanë e ish-gruas në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktima mbetën Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Shkak të vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

SHKARKO APP