Vrau biznesmenin, kërkon mëshirë në gjykatë

 

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Durrësit për Miran Tilën, autorin e vrasjes së biznesmenit Arben Hasa. Tila ka kërkuar mëshirë në gjykatë duke shprehur dhe pendesën për krimin e kryer. Ai ka rrëfyer se nuk kishte qëllim të vriste shokun e tij, por se ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Tila u arrestua 4 ditë pas vrasjes, dhe në shtëpinë e tij u gjet dhe arma e krimit.  Mëngjesin e 3 dhjetorit është gjetur në fshatin Shkallë të Manzës, një automjet i braktisur me njolla gjaku, dhe pak më larg makinës edhe trupi i pajetë i 39-vjeçarit Arben Hasa.

SHKARKO APP