Vrau burrin në tregun e Milotit, gruaja del para gjykatës

Para disa ditësh 35 vjeçarja, Violeta Donaj ekzekutoi burrin në tregun e Milotit ndërsa sot ajo do të përballet me drejtësinë.

Burimet bëjnë me dije se Donaj do të dalë përballë gjykatës së Laçit. Gjatë kohës që është marrë në pyetje Violeta është shfaqur e penduar për krimin.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj. Nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të personit që i ka dhënë pistoletën e krimit 35 vjeçares.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?