Vrau djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, arrestohet në Britani kuksiani

Një 35 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua dje nga policia britanike në Pickwick Terrace, Slough.

Granit Shehu është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Ai u dërgua në një stacion qendror të policisë në Londër dhe u paraqit në gjykatën e magjistratëve në Westminster të njëjtën ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehu akuzohet se ka qëlluar për vdekje djalin e xhaxhait të tij më 16 shtator të vitit 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej atëherë, Shehu është arratisur.

Shehu thuhet se ka jetuar në Londër, Eastbourne, Leeds dhe West Midlands.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm në mungesë për shtetasin Shehu, i cili akuzohet për vrasje me paramendim. Krimi ka ndodhur më 16 shtator të vitit 2015, ku ky shtetas ka vrarë djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehu.

Shkak i krimit të rëndë ka qenë një konflikt për vjedhjen e një shume prej 12 mijë lekësh në shtëpinë e shtetasi Granit Shehu.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?