Vrau dy shqiptarët, gruaja italiane ishte e dehur

Komuniteti i Piacenza-s në Itali, vazhdon të mbetet i tronditur pas ngjarjes, ku mbetën të vdekur dy të rinj shqiptarë. Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, respektivisht 20 dhe 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa po ktheheshin në shtëpi nga një lokal nate.

Mësohet se shoferja që shkaktoi tragjedinë është 30 vjeçarja, Irena Vetere ishte e dehur, 5-fish mbi normën e lejuar. Gruaja ndodhet në spital në pritje të arrestimit nga policia dhe do të përballet me akuzën  për vrasje të dyfishtë,.

Vetere ka lindur në Rusi, por është rritur në Itali. Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të kaluarën 30-vjeçares i ishte hequr patenta për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?