Vrau e hodhi në det studenten, shqiptarit i zbulohet një tjetër krim
Nuk kanë të sosur telashet e rënda për shqiptarin Aleksandër Luca, në burg në Greqi, si një nga të akuzuar për vrasjen dhe hedhjen në det të studentës greke, Eleni Topaloudi, e cila refuzoi aktin sekual me të.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari akuzohet se është i përfshirë edhe në abuzimin e një tjetër vajze, me aftësi të kufizuara.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur vetëm 24 orë pas krimit ndaj studentes Topaloudi, që u vra më 28 Nëntor 2018.
Gjithçka sipas medias greke doli në dritë me arrestimin e një romi, 23 vjeçar, që ka qënë bashkë me shqiptarin teksa kanë abuzuar me vajzën.
Lidhur me akuzën ndaj shqiptarit për vrasjen e studentës ka pasur edhe dëshmi, por edhe kundërshti të forta. Ajo u gjet në det e lidhur, ndërkohë që ekspertiza zbuloi se ajo kishte qenë gjallë kur ishte hedhur nëpër shkëmbinj e më pas poshtë në det, ku gjeti edhe vdekjen e mbytur.
Shoku i shqiptarit, Manolis Koukouras, i arrestuari tjetër për këtë ngjarje të rëndë e ka pranuar se ka qënë i pranishëm, por ia ka kaluar fajin shqiptarit, duke thënë se ai që goditi ishte shqiptari.
KOHA JONË SONDAZH

