Vrau emigrantin në Greqi, arrestohet shqiptari

Një i ri shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi pasi akuzohet për vrasjen e një emigranti nga Afganistani.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 mars, ku 24 vjeçari shqiptar pas një sherri të çastit ka qëlluar me armë zjarri drejt emigrantit duke e lënë kështu të vdekur.

Sipas hetimeve të policisë greke, sherri mes grupit shqiptar dhe atij afgan ndodhi për mosmarrëveshje lidhur me pazaret për lëndë narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari ka qenë i akuzuar në të kaluarën për bashkëpunim në vrasje me dashje, tentativë për vrasje si edhe për përfshirje në banda kriminale të trafikut të drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?