Vrau gjyshen, nipi: Nuk më dha lekë për hashash

E moshuara Floresha Shkurti, e gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një ditë më parë, nuk ka humbur jetën nga shkaqe natyrore por nga një agresion i nipit të saj 21-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Djali ka treguar se shkaku që ka ndërmarrë këtë krim ka qenë fakti që gjyshja nuk i kishte dhënë lekët për hashash. Redmon Gruda së bashku me të ëmën jetonte në një apartament me gjyshen e tij, Floresha Shkurti (mbiemri i vajzërisë). Ndërkohë babai i Redmondit ishte ndarë nga jeta kohë më parë.

Pasi ka kryer krimin, ai fshehu thikën ka telefonoi policinë për të lajmëruar vdekjen e gjyshes së tij 81-vjeçare. Fillimisht gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë qenë autori. Ka thënë se e kishte gjetur derën hapur dhe gjyshen të vdekur por më pas është dorëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas krimit policia shoqëroi në komisariat nipin dhe nusen e të moshuarës. Pas disa orëve marrje në pyetje, djali 21-vjeçar është dorëzuar duke pranuar krimin dhe treguar çfarë ka ndodhur dhe përse e kishte kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?