Vrau grekun, shqiptari: Më kishte bërë magji. Avokatët: T’i bëhet ekspertizë për shëndetin mendor

”Më kishte bërë magji”, kështu tha gjatë seancës gjyqësore 32-vjeçari shqiptar që vrau me armë një 60-vjeçar në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi në dhjetor të 2020.

Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka rrëfyer se viktima 60-vjeçar të cilin e kishte komshi, i kishte bërë magji. Sipas tij, vetëm duke vrarë 60-vjeçarin do të “lirohej” nga magjia që i kishte bërë.

32-vjeçari shqiptar grindej shpesh me viktimën dhe bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit ishte administratore e pallatit ku banonin. Pasi vrau 60-vjeçarin, shqiptari u arratis në Shqipëri së bashku me nënën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokatët e autorit kanë kërkuar që 32-vjeçarit shqiptar t’i bëhet ekspertizë nëse vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?