Vrau gruan, burgim të përjetshëm për Sadetin Sulën

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm ditën e sotme Sadetin Sula, për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 18 prill të vitit 2016 në Shkodër, ku Sadetin Sula vrau bashkëshorten Suelën nga fshati Melgushe në tualetin e biznesit të tij.

Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, është kryer nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti. Përgjimet e kryera para vrasjes nga vetë viktima, treguan se si Sadetin Sula dhe ish-punonjësi i tij planifikuan çdo gjë.

Në një seancë gjyqësore para togave të zeza, u publikuan disa përgjime ku 45-vjeçari fliste për magji ndaj viktimës dhe në një moment, Sadetini shprehej se më mirë e mbyste me duart e tij, sesa ta lejonte Suela Sulën t’i merrte gjysmën e pasurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa i ankohej për faktin se gruaja nuk i nënshtrohej, Karmeshta i shprehej Sadetinit se këtë punë do ta rregullonte ai. Fationi i shprehej se ”do ta nënshtroj gruan tënde duke i bërë magji”. Madje ai i kërkoi para në këmbim që gruaja t’i nënshtrohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?