Vrau gruan dhe kunatën, autori shokon me deklaratën
Mbrëmjen e 2 janarit Ballshi u trondit nga krimi monstruoz i 34-vjeçarit që i mori jetën gruas dhe motrës së saj 18-vjeçare.
Gazmend Musta qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe kunatën në prani të dy fëmijëve pas një zënke për motive banale. Shkak për agravimin e situatës është bërë kërkesa e bashkëshortes e cila i kishte kërkuar që bashkë me të dhe motrën të shkonin tek prindërit e saj.
Sot, para gjyqit, Musta pranon fajin duke thënë se ishte ajo që “e ofendoi”.
“E vrava sepse më kërkoi të shkonte tek prindërit. Nuk isha dakord të shkonte tek prindërit. Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më.”- është shprehur ai, duke tronditur edhe njëherë tjetër opinionin publik.
KOHA JONË SONDAZH

