Vrau gruan, gardisti del para gjykatës
Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka nisur seanca gjyqësore për gardistin Alket Arapaj, i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij me armën e shërbimit. Prokurori i Besnik Muçi ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ngjarja
Mëngjesin e 12 janarit, në lagjen Allias të Tiranës, 44-vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeç, Ervilma Seferaj.
Kanë qenë banorët e pallatit që kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur efektivët e komisariatit katër të cilët e kanë ndaluar brenda banesës 44-vjeçarin. Ndërsa mësohet se ai nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin kur është ndërhyrë.
Çifti kishte dhe një fëmijë 3-vjeçar, e cila është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi. Dyshimi i ngritur nga hetuesit është konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në dëshminë e dhënë në komisariat.
KOHA JONË SONDAZH

