Vrau gruan në mes të Vjenës, rrëfehet shqiptari: Donte të ndaheshim

Vrasja e një gruaje shqiptare nga i shoqi, pak ditë më parë, në mes të Vjenës ka tronditur opinionin publik në Austri.

67-vjeçari shqiptar e gjeti gruan në një prej lagjeve vjeneze të quajtur “Favoriten” dhe e vrau në sy të mbesës dhe nipit të saj të mitur.

Gjithë tragjedia ka ardhur pasi viktima 59-vjeçare donte të divorcohej prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burri me origjinë nga Kosova i kishte sjellë disa dokumente ish-gruas dhe për këtë arsye kishte ardhur zënka verbale në mes të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo po përpiqej t’i dërgonte fëmijët tek nëna e tyre, por gjyshi i të miturve u vrau gjyshen para syve. Ai kishte marrë thikë me vete dhe pas debatit me fjalë që kishin pasur e ka therur ish-gruan e tij.

Të gjitha këto ai i ka rrëfyer në polici por ka thënë se fëmijët nuk ishin prezentë në vendngjarje.

Mediat shkruajnë se shqiptari pasi ka vrarë gruan ka dashur të largohet nga vendngjarja, mirëpo disa dëshmitarë të guximshëm e kanë ndjekur atë deri në rrugën Buchengasse dhe kanë arritur t’ia marrin thikën duke e izoluar deri sa erdhi policia.

67 vjeçari edhe në të kaluarën ka pasur disa vërejtje nga policia. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për burrin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?