Vrau gruan për virgjërinë, qan në gjykatë: Vuajti nga një episod skizofrenik
Arben Rexha, tronditi opinionin publik me vrasjen e gruas, Elidona Demiraj më 31 janar 2016 në Veri të Londrës. 32 vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia britanike. Rexha akuzohet se vrau me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre, nën dyshimet se ajo nuk ishte e virgjër.
Në Gjykatë sot u dëgjuan dëshmitë si dhe një letër e prindërve të vajzës. Në një deklaratë të lexuar në gjykatë, prindërit e zonjës Demiraj thanë: ”E dërguam atë si një nuse dhe ajo u kthye te ne e vdekur. Ne jemi të tronditur nga vdekja e vajzës sonë në duart e tij. Mos kini asnjë dyshim se dhimbja jonë është e njëjtë me ditën kur morëm lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz. Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo”.
I riu Rexha sipas hetimeve, hulumtoi në internet për të mësuar se si kuptohej një grua nëse ishte e virgjër dhe filloi të vuante nga simptomat psikotike, duke i thënë asaj se nuk mund të përballonte.
Rexha u ankua se e ndjera nuk po i jepte atij respekt të mjaftueshëm dhe filloi të mendonte se po e helmonte. Avokati mbrojtës, Anthony Berry QC tha se Rexha kishte vuajtur nga një episod skizofrenik gjatë sulmit.
KOHA JONË SONDAZH

