Vrau ish-dhëndrit, me kokën ulur, babë e bijë lihen në burg (Foto)
Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dalë sot në seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi u arrestuan për vrasjen e Kudret Saliajt.
Me kokën ulur janë shfaqur të dy babë e bijë në kafazin brenda sallës së gjyqit, teksa prisnin të niste seanca ndaj tyre.
Dhurata Saliaj, u vu re teksa fshihte kokën pas supeve të të atit, që mos të fiksohej nga kamerat e pranishme në gjyq.
Në fund të seancës, Gjykata e Tiranës caktoi “arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë të arrestuar për vrasjen e Kudret Saliajt.
Mexhit Picari mësohet se ka kërkuar falje për krimin këtë të martë në gjyq, ndërsa e ka përjashtuar të bijën e tij, Dhuratën nga çdo përfshirje në këtë ngjarje.
“Pistoletën e kisha në brez, nuk e mora në çantën e vajzës. Kërkoj ndjesë për çfarë kam bërë, i kërkoj falje nipërve dhe mbesave, Dhurata nuk ka pasur dijeni”, mësohet se ka deklaruar autori kryesor i krimit.