Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, Kolecaj tentoi vetëvrasjen në burg
Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij dhe vëllain e saj, përkatësisht Esmeralda dhe Vladison Filopati. Kolecaj i cili ende është në arrati, ka tentuar të vrasë veten në kohën kur ishte i burgosur në burgun e Shënkollit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 shtatorit të vitit 2017-të, teksa ai vuante dënimin për veprat penale ”dhunë në familje” dhe ”prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Policia njoftoi se Kolecaj u vetëplagos me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale. Ai mori mjekim në spitalin e Traumës.