Vrau kunatën, burg përjetë për Erdet Çapokun

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të dënojë me burgim të përjetshëm të akuzuarin si autor të vrasje së kunatës, Erdet Çapokun. Ai u shpall fajtor për akuzën e “vrasjes për shkak të rrethanave familjare”.

Enkeleda Çapoku jetonte me vajzën e mitur, teksa bashkëshorti i saj, vëllai i Erdetit ishte në burg. Ajo kishte marrë një urdhër-mbrojtjeje pasi prej disa kohësh kunati e gjurmonte, i bënte foto e video dhe e kërcënonte.

Për shkak të frikës, gjatë natës e ndjera mbante në banesë nënën e saj, që u sulmua gjatë ngjarjes. Në gjykim, i pandehuri Çapoku ka pranuar krimin dhe shfaqur pendesë. Ai ka pohuar se e kishte marrë inat kunatën në momentin që e kishte kallëzuar në polici.

“Unë kisha investuar tërë lekët e mia për të rritur mbesën e të ushqehej Enkeleda. Sa herë që ajo më kërkonte lekë, unë ia jepja dhe shkoja mirë me të, por pasi ajo u betua se do më fuste në burg, edhe unë u betova që ta vrisja sepse më kishte marrë tërë lekët e punës sime. Nuk kisha asnjë faj”, tha Çapoku.

SHKARKO APP