Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra, kapet autori

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Lirie Xhepës, ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës. Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.

“Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së Lirie Xhepës janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendndodhjen e autorit të dyshuar, Dashamir Xhepa dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M.S, për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të Xhepës dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M.S.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?