Vrau kunatën, flet nga burgu Agron Tanushi: Jam penduar! Kishim 7 vite sherr për shtëpinë

Vjen në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 dëshmia ekskluzive e Agron Tanushit, 31-vjeçari që vrau më 15 shtator ish-kunatën e tij Jetmira Hasanin pas konflikteve të vazhdueshme pronësie.

Në një intervistë nga burgu për gazetaren Dorjana Bezat, Agron Tanushi rrëfen zanafillën e problemeve me ish-kunatën deri ditën e krimit. Ai shprehet i penduar teksa thotë se ka qenë i rënduar psikologjikisht.

“Jam penduar për krimin. Isha i rënduar psikologjikisht. Me Jetmirën kisha 7 vite që zihesha pre shtëpinë. Ditën e krimit njerëzit e Jetmirës më ofenduan dhe kërcënuan”, thotë ndër të tjera 31-vjeçari.
Intervistën e plotë të Agron Tanushit do ta ndiqni në orën 12:00 në emisionin “Me Zemër të hapur” në News24.

SHKARKO APP