Vrau kunatën me sëpatë se i thoshte je impotent, ky është autori i ngjarjes tragjike në Elbasan

Personi në foto është Tafik Tashi, 58-vjeç, autor i dyshuar i vrasjes së kunatës së tij (motrës së bashkëshortes) Alma Qevani.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dëshminë e tij, Tashi ka pranuar krimin dhe u shpreh se e vrau pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”.

Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?