Vrau kunatën me të cilën kishte edhe lidhje, burg përjetë për Xhepën

Burgim të përjetshëm kërkon Prokuroria për Dashamir Xhepën, vrasësin e nënës së katër fëmijëve, Lirie Xhepa, të cilën e kishte edhe kunatë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt të vitit të shkuar. Lirie Xhepa ishte kunata e ve e Dashamir Xhepës, pasi i shoqi i kishte vdekur kohë më parë.

Ajo ishte nënë e katër fëmijëve, me të cilët jetonte në Sharrë. Ditën e Shën Valentinit, Dashamiri e takoi Lirien dhe e qëlloi me dy plumba, duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pak ditë pas krimit në një hotel në Peshkopi.

Përpara trupit gjykues, Xhepa tha se kishin konflikte për pronat dhe se viktima u kishte ulur reputacionin duke krijuar lidhje intime mepersona të tjerë në fshat, por hetimet zbuluan se vitkima dhe autori, kishin vetë një marrëdhënie të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?