Vrau kunatin më 1 janar, i riu në Gjykatë: Nuk mbaj mend
Viti nisi me një vrasje. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Klajdi Shundin, i cili në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, mëngjesin e 1 janarit.
Ky i fundit ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Masa e sigurisë për 34-vjeçarin u mor sot ndaj tij, 3 janar.
Ai akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare. Para gjykatës, Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja, ndërsa me viktimën ka patur marrëdhënie të mira.