Vrau kushëririn për qiranë, autori kërcënoi një grua dhe u fsheh në banesën e saj

Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit. Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani, pasi ky i fundit i kërkoi qiranë e banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Po ashtu Policia gjeti edhe sekuestroi dhe armën e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Viktima është kthyer nga Anglia para 1 muaji dhe ka kërkuar që të lirohet banesa. Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia.

Policia sqaron sesi arriti që t’i shpëtonte arrestimit për 21 orë duke u strehuar në një shtëpi në rrugën “Pjetër Budi”. Vuksani kishte mundur të futej dhe të qëndronte në këtë banesë duke kërcënuar me armë pronaren e saj.

SHKARKO APP