Vrau macen, Gjykata e Tiranës dënon 59-vjeçarin. Por nuk do të shkojë në burg

Në mars të këtij viti, në media u bë virale një video ku shfaqet një person që vret një mace, duke e goditur me shkelma e më pas e fut në një qese mbeturinash.

Vlash Marku është shpall na Gjykata e Tiranës i fajshëm për akuzën e “keqtrajtimit të kafshëve”. I pandehuri Marku është dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli.

Në të njëjtin vendim, Gjykata ka ulur një të tretën e masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim e ka lënë 59-vjeçarin në shërbim prove, për një periudhë 2-mujore.

SHKARKO APP