Vrau me 3 plumba gruan, Gardisti: Dyshoja se takohej me të tjerë

Redjon Shtylla

Një tjetër grua mbeti viktimë e krimit në familje. Me tre plumba, punonjësi i Gardës së Republikës, 44-vjeçari Alket Arapaj vrau gruan Ervilma Seferaj, 36-vjeç në sy të vjazës 3-vjeçare. Fillimi i muajit shkurt shënon dy vrasje në pak ditë. Një javë më parë Vlora u trondit me mbytjen e gruas nga duart e bashkëshortit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:00 të mëngjesit të së martës në banesën e tyre në zonën e njohur si “Allias”. Për të kryer aktin e rëndë, ai përdori armën e shërbimit, edhe pse me ligj e ka të ndaluar që ta ketë me vete pas mbarimit të turnit. Gardisti deklaroi para grupit hetimor se e kishte ekzekutuar me armën e shërbimit, pasi kishte dyshimi se gruaja e tradhtonte. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën duke qarë. Pas ngjarjes, 44-vjeçari u prangos menjëherë. Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997) dhe prej më shumë se 20 vitesh, Alket Arapaj mbante gradën kapiten. Grupi i hetuesve ka marrë deklarimet e familjarëve dhe fqinjëve për të hedhur dritë mbi motivet e plota të krimit. Ai njihet si njeri me sjelle të mirë, ndërsa ishte edhe predikues i riteve fetare.

Dëshmia

Swiss Digital Desktop Reklama

44-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që vrau një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36-vjeç, është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje. Ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, ai ka shfaqur shenja xhelozie. ”Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja

Gardisti Alket Arapi qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Ervilma Seferaj me armën e shërbimit, rreth orës 06:00 të mëngjesit të së martës në banesën e tyre në Allias. Mësohet se ata ishin prindër të një vajze 3-vjeç, ndërsa 44-vjeçari ishte punonjës i Gardës së Republikës. Fqinjët kanë treguar se ata njiheshin si familje model dhe nuk kishin dëgjuar asnjë zënkë kohët e fundit mes tyre. Gardisti njihej edhe si një predikues dhe besimtar i fesë myslimane, siç shihet edhe nga fotot e rrjeteve sociale, ndërsa e shoqja vishej me shami sipas traditës së fesë islame.

Në Gardë nuk respektohet rregulli bazë

Tirana u zgjua të martën me një lajm tronditës. Një punonjës prej 15 vitesh në Gardën e Republikës, Alket Arapi u arrestua për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare Ervilma Seferi në banesën e tyre në Allias. Megjithatë, referuar edhe një tjetër ngjarje të ngjashme, e ndodhur në prill të 2016-ës, del në pah një problematikë që zanafillën e nis që te rregullorja e brendshme e Gardës së Republikës, në varësi të Ministrisë së Brendshme. Një prej rregulloreve strikte që duhet të zbatojë çdo punonjës i Gardës është dorëzimi i armëve të zjarrit, pas përfundimit të turnit. “Për gardistët trupë shërbimi armët jepen vetëm për orarin e shërbimit dhe pas shërbimit ato kthehen në armëmbajtëse”, thuhet ndër të tjera në rregullore, e cila siç duket është shkelur nga gardisti dhe institucioni që e ka lejuar e për pasojë dje një tjetër grua u vra me armë zjarri.

Në 42 ditë, 7 viktima të krimit në familje

Krimi nuk po ndalon. Vetëm për këtë vit janë regjistruar 7-të viktima nga krimi në familje. Në ditën e dytë të vitit të ri, Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Një tjetër krim i rëndë u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit dhe më pas vetëvritet. Me idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-bashkëjetueses. Një lidhje jashtëmartesore vrau babain e tre fëmijëve. I ndodhur në një zonë të thellë malore të Qarkut të Tiranës, fshati Bastar i Mesëm u trondit nga një vrasje, ajo e 34-vjeçarit. Shkak i vrasjes është një histori dashurie jashtëmartese. Elida Cani kishte nisur prej muajsh një lidhje jashtëmartesore me viktimën, Arben Gjeci. Autor i krimit është vëllai i Elidës, Esat Cani. E kishte denoncuar në komisariatin e Vlorës që ishte afër banesës por siç ndodh rëndom, kallëzimin e kishte tërhequr. Sherri i fundit për Eva Lera rezultoi tragjik, pasi u mbyt nga bashkëshorti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?