Vrau me 5 plumba 35-vjeçarin për makinën, nis seanca e gjykimit paraprak për Olger Mustafajn

Ka nisur sot në Gjykatën e Korçës seanca e gjykimit paraprak për Olger Mustafajn i akuzuar për vrasjen e 35-vjeçarit Altin Balliu nga Pogradeci një vit më parë.

Dy javë më parë seanca u shty me kërkesën e familjarëve të viktimës, të cilëve Prokuroria ende nuk ju kishte vënë në dispozicion aktet e detyrave që gjykata i ngarkoi organit të akuzës.

Prokurori asnjëherë nuk iu ka vënë kopjet e akteve që familjarët të njihen me aktet, vetëm pasi janë detyruar nga gjykata familjaret janë njohur me aktet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjaret kërkojnë që gjykata të detyrojë prokurorin që të ndryshojë akuzën nga “vrasje” e thjeshtë sipas nenit 76 në vrasje në rrethana cilësuese neni 79 germa DH dhe germa ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 17 janar të vitit të kaluar, Olger Mustafa vrau me 5 plumba 36-vjeçarin nga Pogradeci Altin Balliu pas një debati për gërvishtjen e makinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?