Vrau me çifte prindërit, rrëfehet Nika: Vuaj nga paranoja

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën e gjykimit për Leonsio Nikën, i cili akuzohet për vrasjen e prindërve Ali e Jumrie Nika. Gjatë hetimit është provuar se Nika vuan nga probleme mendore. E ndërsa në seancë i akuzuari ka deklaruar se ka kryer kirimin për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej. Leonsio Nika, 29-vjeç vrau me çifte prindërit e tij në Xhafzotaj të Durrësit në Korrik të vitit të kaluar.

Drama e Nikës

Ishte përpjekur prej 3 vitesh të gjente një punë si saldator në Itali, por pa sukses. Me bashkëshorten dhe vajzën i ishte drejtuar Francës për azil por edhe aty nuk ja ka dalë. Mes dështimeve të njëpasnjëshme 29-vjecari Leonisio Nika kalon krizën e parë nervore dhe fillon të kurohet me antidepresantë, por pa kryer asnjëherë një vizitë mjekësore. Ditë pas dite me shpresën se Leonisio do të qetësohej nga nervat, familjarët e neglizhuan në heshtje gjendjen e rënduar të tij. Ky është profili i vrasësit të dyfishtë që ju mori jetën prindërve të tij, Aliut 70-vjeç dhe Junijes 66-vjeç. Plot me kontradikta në thëniet e tij Leo e pyeti gjykatën: ”Nuk e kuptoj, unë i vrava, pse e bëra, si e bëra”. ”Në banesën e tij janë gjetur ilaçe antidepresantë ambulatore, vëllai i tij thotë që e ka kuruar edhe në Francë”, thotë Avenir Stërmasi, avokati i Nikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sociologët: Pasojat e familjes paternaliste

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke marrë shkas nga krimet e fundit në familje, sociologët e konsiderojnë si një fenomen që buron nga konfliktet e një modeli familjar paternalist, i cili duhet riparë nëse funksionon apo jo.

Psikologia klinike Besarta Taçi konsideron si rrënjë të problemit mosrespektimin e lirisë së individit, që sjell më pas mosmarrëveshje që mbivendosen, derisa kthehen në patologji. Por rezulton se shumë pak qytetarë pranojnë të trokasin në derën e një psikologu për konfliktet në çift.

”Pacientët shqiptarë arrijnë të kërkojnë ndihmë vetëm kur janë në një fazë përfundimtare, në një fazë tejet të vështirë dhe komplekse, e jo në një fazë të hershme kur është shumë e thjeshtë të ndërhysh edhe nga pikëpamja psikoedukative. Pra ndërhyrjet janë terapeutike e jo mbështetëse, por që fokusohet totalisht te zgjidhja e problematikës shëndetësore që paraqet personi”, shprehet Besarta Taçi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?