Vrau me gurë bashkëfshatarin, policia zbardh ngjarjen në Peqin. Ja kush janë viktima dhe autori
Degjeneron sherri mes dy personash dhe njëri prej tyre mbetet i vdekur.
Policia e Elbasanit ben me dije se ngjarja ka ndodhur ne Peqin dhe viktime ka mbetur shtetasi Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj.
Ai u godit me gure nga shtetasi S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.