Vrau me levë gruan, të afërmit: Ruzhdiu kishte shfaqur shenja depresioni

Pa kaluar 24 orë nga krimi i dyfishtë në Rrëshen, një tjetër grua u vra këtë herë në qytetin e Durrësit. Ruzhdi Tosuni 63-vjeç vrau bashkëshotren, Hajdie Tosuni 59-vjeç, pas një debati lidhur me shitjen e dyqanit të metrazheve. Çifti fillimisht ka debatuar, por situata agravoi dhe burri e qëlloi disa herë me levë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje ka qenë edhe njëra nga vajzat, e cila ka parë të gjithë skenën. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, autori i dyshuar është shprehur se “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vite që e duroj dhe e vrava”. Të afërmit kanë thënë se “Ruzhdiu muajt e fundit kishte shfaqur shenja depresioni”.

SHKARKO APP