Vrau me pushkë ish-kunatën, 31-vjeçari: Ditën e krimit erdhën disa të rinjë nga familja…

Tre ditë pasi vrau me pushkë ish-kunatën e tij, Agron Tanushi, ka dalë përpara Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit i caktoi masën e sigurisë ”arrest me burg”. Tanushi ka pranuar para togave të zeza vrasjen e Jetmira Hasanit, duke thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve për çështje pronësie.

Ai ka deklaruar se në ditën kur ndodhi vrasja, në shtëpinë e tyre kanë shkuar disa të rinjë nga familja e të ndjerës dhe e kanë kërcënuar. 31-vjeçari pretendon se është vetëdorëzuar me dëshirën e tij në komisariat, një ditë pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së martës në Bathore të Kamzës.

Nga ana tjetër, vëllai i së ndjerës ka bërë përgjegjëse Policinë për krimin. Rajmond Hasani thotë se motra e tij e kishte lajmëruar policinë po që kjo e fundit nuk kishte reaguar. Për të nëse uniformat blu do të shkonin në vendngjarje në momentin që janë telefonuar, motra e tij do të ishte gjallë.

Madje për shkak të konflikteve të shumta, 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila u vendos më 15 korrik të këtij viti ndërsa 2 muaj më pas kur gjithçka dukej se do i kthehej normalitetit deri kur mbrëmjen e së martës çdo gjë mori rrjedhë dramatike. Pas krimit, Agron Tanushi u largua së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.

Famijarët e të ndjerës kanë dhënë një intervistë për emisionin ”Me zemër të hapur”, aty ku nëna e Jetmirës është shprehur e ia kanë masakruar vajzën. ”Vajzën ma masakruan. E qëlloi me 10 plumba. Vajza ime është rehatuar përgjithmonë”,-ka treguar mes nëna e Jetmirës. Kunata e të ndjerës ka zbuluar disa detaje tronditëse, ku tregon se e ka parë të gjithë krimin me sy dhe se nëna e autorit e përqafoi Tanushin kur e vrau Jetmirën. ”Pashë gjithë krimin me sy ai e pranoi. Nëna e autorit të krimit përqafoi djalin kur e vrau Jetmirën. Jetmira para se të vritej telefonoi polincë”,-tha kunata e të ndjerës.

SHKARKO APP