Vrau me thikë shqiptaren, burg përjetë 29-vjeçarit në Angli

Dënohet me burgim të përjetshëm, 29-vjeçari Noor Mohammad i cili vrau me thikë një shtetase shqiptare që jetonte në Angli.

Prokurori i çështjes tha se vrasja e kryer nga Mohammad ishte brutale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e 32- vjeçares shqiptare në 22 maj, ndërkohë që përpara gjykatës, Noor ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noor Mohamed kishte arritur në banesën e shqiptares i armatosur me një thikë të cilën e kishte marrë nga kuzhina e tij, me të cilën e qëlloi shqiptaren mbi kokë dhe në trup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarja Romina Kalaci jetonte në Angli prej vitit 2016.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?