Vrau me thikë vëllanë, arrestohet 26-vjeçari. I gjithë fshati në këmbë në ndjekje të autorit

Vrasja e të riut në Dibër nga vëllai, ka tronditur zonën. Pas krimit të rëndë, në pranga të Policisë së Shtetit, është vënë 26-vjeçari Florjan Tonuzi, i cili të enjten vrau për vdekje me thikë vëllain, pas një konflikti. Florian Tonuzi përpara se të vriste vëllanë e tij, ka dhunuar edhe babain, dhe për këtë shkak konflikti në familje ka agravuar. 26-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dhe pak kohë më patë kishte dalë nga burgu, ndërkohë që njihej nga banorët e zonës si një person agresiv. Ai është parë nga djemtë e lagjes, të cilët e kanë thirrur, por ai është larguar menjëherë, duke u futur në një banesë të braktisur.

E tronditur nga humbja e djalit të vogël dhe e shqetësuar për shëndetit e djalit të madh, nëna i ka bërë thirrje ”Shihe mamin djali im, hajde”. Po ashtu i kërkoi policit që t’i japin ushqim dhe ta çojnë në spital, teksa ai i siguron që ”nga policia nuk e prek kush me dorë”. 26-vjeçari së fundmi konsumonte lëndë narkotike, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për dhunë në familje, por, pasi mbaroi dënimin u kthye sërish në shtëpi, pa u kuruar për problemet e shëndetit mendor.

Babai i dy djemve rrëfeu për “Shqipëria live”, momentin kur pa djalin e vogël të plagosur. “Ishte i vetëdijshëm, por kishte shumë gjakderdhje. Bernardin e çova vetë në spital, rrugës më tha “Ma bëj hallall”. Ai konfirmon se 26-vjeçari vuan nga depresioni. ”Ishin shumë mirë. Ai i madhi ishte pak me depresion. Depresioni e mori në qafë. Djali i vogël punonte me delet, i madhi në lokal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

26-vjeçari teksa është afruar pranë banesës së tij, në momentin kur familja po përcillte viktimën për në banesën e fundit, u pa nga banorët e lagjes të cilët i bënë thirrje që të ndalojë. Florjan Tonuzi refuzoi, ndërsa u nis drejt një banese të braktisur në atë zonë ku edhe qëndroi për disa orë i fshehur. 26-vjeçarit i’u vunë pas të rinjtë e fshatit, ku edhe më pas me ndihmën e Policisë së Shtetit, u bë e mundur prangosja. FNSH-ja ishte e pajisur me antiplumb dhe të armatosur me kallashnikovë, kur u afruan pranë banesës së braktisur ku ishte fshehur Florjan Tonuzi, pas deklarimit të banorëve, por i riu u arrestua në një nga rrugët e lagjes, pranë zonës ku ndodhi edhe krimi në familje në Maqellarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të ditës së enjte, në fshatin Alabegi, ku 26-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë e tij, Bernard Tonuzin, 23-vjeç. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ende nuk dihen motivet që e çuan Florjan Tonuzin drejt aktit të rëndë të vëllavrasjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?