Vrau mikun e familjes, arrestohet autori i krimit në Lezhë

Arrestohet nga policia autori i krimit të sotëm ne Lezhë.

Bëhet me dije se nga te shtënat ka mbetur i vrarë në vend një person, identifikuar si Gjin Marku.

Njoftimi i policise

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta

Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?