Vrau në oborrin e shtëpisë 61-vjeçarin në Tiranë, gjykata merr vendimin për ish-ushtarakun

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Fatmir Demirin, i arrestuar për vrasjen e 61-vjeçarit në oborrin e shtëpisë së tij në Tiranë.

Mbrojtja kërkoi masë arresti me afat pasi kërkojnë të pritet akt ekspertimi i plotë, ata pretendojnë që vdekja mund të mos ketë ardhur nga dhuna.

37-vjeçari rezulton i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” tre ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.

37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Fatmir Demiri, 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie,  me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?