Vrau nënë e bijë, ish-agjenti i SHIK-ut kërkon të punësohet në bibliotekën e burgut
Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë, është shfaqur në dyert e gjykatës me një kërkesë ku kërkon të punësohet si kujdestari i bibliotekës së burgut.
Një detyrë e tillë nuk i është dhënë nga drejtuesit e burgut të Peqinit ku Rroku vuan dënimin dhe për pasojë tashmë ish-agjenti i SHIK-ut, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar nga kjo e fundit ta emërojë si punonjës të bibliotekës së burgut Peqin.
Rroku u ekstradua në Shqipëri me datën 13 shkurt të vitit 2014, pra 13 vite pas vrasjes së 16-vjeçares Alda Canaj dhe nënës së saj Mbarime Canaj tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Marjan Rroku pas vrasjes se kryer emigroi jashtë vendit dhe sipas autoriteteve amerikane jetonte me identitetin e rremë, Jeton Mirakaj. Ku nën këtë identitet ishte martuar dhe kishte krijuar familje, nga e cila ishte bërë dhe me fëmijë.
KOHA JONË SONDAZH

