Vrau nënën e 6 fëmijëve, zbardhet dëshmia e burrit: Më hipi gjaku në kokë
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku Çlirim Shaholli ka lënë të vrarë bashkëshorten e tij, Adriana.
Gjatë marrjes në pyetje, babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por gjatë një zënke e ka shtyrë atë dhe është përplasur me kokë në dysheme.
“Më mërziti duke më kujtuar faktin se nuk jam në punë. Më hipi gjaku në kokë dhe e shtyva. Ra keq me kokë në dysheme, por nuk doja ta vrisja”, është shprehur para oficerëve të Policisë autori, duke e pranuar krimin.
Ndërkohë, mësohet se në momentin e sherrit të çiftit bashkëshortor që përfundoi me vdekjen e 40- vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr, shkruan Panorama.
Mësohet se konflikti mes bashkëshortëve Shaholli ka nisur në mënyrë banale dhe më pas përfundoi me nënën e gjashtë fëmijëve të vdekur.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, burri ka treguar se i kishte kërkuar të hapte dritaret pasi kishte vapë, ndersa bashkeshortja ka refuzuar me preteksin se futeshin mushkonjat në shtëpi.
Aty debati është acaruar dhe pas fjalëve radha i ka ardhur forcës. Sipas bashkëshortit, cifti është shtyrë me njëri-tjetrin derisa shtyrja fatale ka ardhur nga Çlirimi, duke e përplasur në një cep mobilje bashkëshorten dhe më pas në dyshemen prej betoni.
“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasja A. Sh., 40 vjeçe, banuese në Lagjen Nr. 15, Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën të ditur Policia.
Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër.
40-vjeçarja ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.
KOHA JONË SONDAZH

