Vrau për çështje nderi dhe pranoi krimin, por dënohet me 35 vjet burg

Gjykata ka dënuar me 35 vite burg një 30-vjeçar, nën akuzë për vrajse.

Azem Uka dënohet me 35 vite burg nga gjykata. Ai u gjykua dhe u dënua pasi më 1 shtator të 2014-ës vrau me armë zjarri Berilion Kaçorrin dhe i plagosi rëndë gruan Orjeta Kaçorrin.

Krimi ndodhi ne fshatin Lufaj të Mirditës, ndërsa 30-vjeçari pranoi vrasjen dhe tha se e ndërmori aktin ekstrem pasi e akuzonte Kaçorrin se i ngacmonte të shoqen.

Për shkak se i dyshuari e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 35 vjet burg.

Gjatë seancave gjyqësore, Azem Uka nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

SHKARKO APP