Vrau për drogë 31-vjeçarin, kapet autori i dyshuar

Nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 26-vjeçarit Bredion Kurti (Halili). Sipas policisë, ky shtetas, në lagjen “Kala” Elbasan, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin Klodian Grabocka, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të martës ku 26-vjeçari Kurti ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar dy herë në organet jetike 31-vjeçarin Klodian Grabocka, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë sherri për drogën.

Ky i fundit mësohet se është dërguar në spitalin e Elbasanit nga shokët e tij, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më pas. 26-vjeçari Bredion Kurti, tashmë do të përgjigjet për veprën penale “Vrasje me dashje”.

SHKARKO APP