Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç 20 vite më parë, ky është fieraku i rrezikshëm i shpallur në kërkim (EMRI+FOTO)
Policia e Shtetit ka publikuar nje tjeter personazh te krimit, i cili eshte shpallur ne kerkim per vrasje. Behet fjale per shtetasin Engjëll Brahimi, i cili eshte dënuari me burg përjetë.
Sipas policise, në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.
Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.
KOHA JONË SONDAZH

