Vrau prindërit e të fejuarit në mënyrë makabre, dënohet 39-vjeçarja nga Durrësi
Me 30 vite burg është dënuar Elona Kalesha. 36-vjeçarja me origjinë shqiptare, vrau e më pas copëtoi trupat e prindërve të të fejuarit të saj, duke i futur në valixhe, është dënuar nga një gjykatë italiane me 30 vjet burg.
Çifti Pasho u zhduk në vitin 2015 dhe eshtrat e tyre ishin fshehur në valixhe. Trupat e tyre u gjetën në një fushë mes autostradës Firence-Piza-Livorno në dhjetor të vitit 2020.
Ajo po priste një fëmijë nga një burrë tjetër dhe për këtë arsye, vrau dy prindërit e të fejuarit të saj, në një përpjekje që mos t’i thoshin djalit të tyre, Taulant Pashos, i fejuar në atë kohë me Elona Kaleshën, se fëmija nuk ishte i tiji.
Elona Kalesha u përball me prokuroren e çështjes, Ornella Galeotti. Pas një zbërthimi të dinamikave disa mujore, u zbulua se krimin e kishte organizuar dhe kryer Kalesha.