Vrau shokun për një vajzë, 16 vite burg për Noel Dishin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg, Noel Dishin pas shpalljes fajtor për vrasjen e Vilson Tafçiut, shokut të tij të fëmijërisë. Ngjarja ndodhi në janar të vitit të kaluar në zonën e “Astirit” në Tiranë. Dishi, i njohur dhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti, u shpall fajtor për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas gjykatës, vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, pasi të dy pretendonin shoqëri me të njëjtën vajzë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur në 10 vjet e 6 muaj burg.

SHKARKO APP